Gjini: Kosova po stagnon, familjet shpenzojnë gjysmën e të ardhurave për ngrohje
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar gjendjen ekonomike në vend, duke thënë se Kosova po mbetet prapa në procese krahasuar me shtetet e tjera.
Në emisionin Pressing në T7, Gjini ka deklaruar se qytetarët përballen me kosto të larta të energjisë, duke kundërshtuar deklaratat se çmimet janë më të ulëta se në vendet evropiane.
Sipas tij, gjatë dimrit shumë familje detyrohen të shpenzojnë një pjesë të madhe të të ardhurave vetëm për ngrohje. Gjini e ka përshkruar situatën aktuale si një “epokë të rrenave të mëdha”, duke akuzuar institucionet për paraqitje të një realiteti ndryshe nga ai që përjetojnë qytetarët.