Gjini i ashpër me Kurtin: Në Kosovë po tentohet të instalohet regjim kriminal totalitar
Kryetari i AAK-së, dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjin, e ka dënuar veprimin e Qeverisë në detyrë për të ndarë dy milionë euro për linjat ajrore përmes të cilave udhëtojnë mërgimtarët.
Ai ka vlerësuar se n ë Kosovë po tentohet të instalohet një regjim kriminal opozitar.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kurti po e shkatërron demokracinë.
“Në Kosovë po tentohet të instalohet regjim kriminal totalitar! Derisa ne jemi në terren çdo ditë duke bërë publike platformën tonë, një njeri po e shkatërron demokracinë dhe po e shkatërron shtetin që e kemi ëndërruar. Njeriu që ka akuzuar regjime jo ekzistente, sot vetë po ndërton regjim kriminal. Ky njeri po abuzon me gjithçka deri në skaj, veç për me mbet vetë në pushtet. Nuk ka ndjenja për popullin, nuk ka ndjenja për njerëzit, e as për vendin e tij. Po e çon vendin drejt situatave të paparashikueshme. Këto veprime janë të papërgjegjshme. E thënë butë, këto janë vendime kriminale! Prandaj, ky njeri ose ka me u ndal me votë, ose e çon Kosovën drejtë përçarjes shkatërruese. Kjo nuk mundet me vazhdu më kështu. Populli i Kosovës e ka shansin me ndal me 7 qershor një regjim kriminal. Nëse nuk ndalet, kemi me ja pa sherrin të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.