Gjilan: Policia e zë shoferin që bëri vozitje të rrezikshme dhe nuk u ndal në shenjë për ndalje
Policia ka kapur një të dyshuar i cili nuk ishte ndalur kur policia i kishte dhënë shenjë ndaljeje dhe kishte ikur në drejtim të pa njohur.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës në Gjilan njofton se pas veprimeve operative është arritur që të identifikohet vozitësi i cili me 06.04.2024 rreth orës 20:00 ne rrugën e “Gjinolleve” ka vozitur me shpejtësi të vrullshme dhe i njëjti nuk ishte ndalur kur policia i kishte dhënë shenjë ndaljeje dhe kishte ikur në drejtim të pa njohur.
Ndaj tij janë shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje: Mos respektim i urdhrit të policit dhe vozitje e rrezikshme, nga 150 euro dhe një pikë negative veç e veç.