Gjermania ul taksat për karburantet, Hoti: Të njëjtën gjë e propozuam LDK-ja
Kancelari gjermanFriedrich Merz ka njoftuar uljen e përkohshme të taksave mbi benzinën dhe naftën për dy muaj, me synim lehtësimin e kostos për qytetarët dhe bizneset.
Vendimi ka nxitur reagim në Kosovë, ku deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se një masë e tillë është propozuar më herët edhe nga partia e tij.
“Të njëjtën gjë…e kemi propozuam si LDK, por Qeveria e refuzoi”, shkroi ai.
Hoti kritikoi qasjen e ekzekutivit, duke e cilësuar si të papajtueshme me ekonominë e tregut.