Gjermania njofton më shumë dërgesa armësh për Ukrainën - NACIONALE

Gjermania njofton më shumë dërgesa armësh për Ukrainën

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht tha se, NATO duhet të punojë në forcimin e mbrojtjes së saj.

“Ne jetojmë në kohë serioze dhe në kohë të tilla është gjithashtu e rëndësishme të dimë se ku kemi boshllëqe në mbrojtje. Mbrojtja ajrore është një zonë e tillë ku është urgjente të veprohet”, tha Lambrecht teksa vizitoi trupat gjermane të dislokuara në Lituani.

Gjermania po ashtu njoftoi dërgesa të tjera armësh për Ukrainën, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T, dhe gjithsej 100 tanke nga Greqia dhe Sllovakia.

Duke u përballur me një kërcënim të shtuar të sigurisë, Lambrecht tha se, Gjermania do të krijojë gjithashtu një brigadë të re të këmbësorisë së blinduar që mund të vendoset shpejt në Lituani në kohë nevoje.

Lajme të ngjashme