Gjermania mohon kornizën e re të dialogu: Nuk e dimë kush e shpiku
Gjermania e ka mohuar një kornizë të re të dialogut Kosovë-Serbi, e cila ka qarkulluar kohëve të fundit nëpër media.
Në një përgjigje për gazetën Express, Qeveria e Gjermanisë ka vlerësuar se pretendimet e dokumenteve të publikuara, janë të gabuara.
“Ne kemi vërejtur raportimet në mediat shqipe rreth të të ashtuquajturës rrjedhje të një dokumenti katër faqesh që supozohet se është dorëzuar nga Franca, Gjermania dhe Përfaqësuesi Special Lajcak tek kryeministri Kurti dhe presidenti Vucic. Pretendimet janë të gabuara, një letër siç përshkruajnë raportimet nuk vjen nga Franca, Gjermania apo Përfaqësuesi Special. Ne s’kemi informacione kush e ka shpikur atë dhe me çfarë qëllimi”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Në këtë kornizë pretendohej për një “marrëveshje përmbajtësore vitin e ardhshëm”,”marrëveshje finale pas 10 vjetësh”, “Kosova do të fitonte njohje nga 5-shja e BE’së dhe anëtarësim në organizata” derisa “Serbia do të përfitonte ndihma masive”