Gjermania kërkon nga NATO të forcojë sigurinë: Nuk dihet deri ku shkojnë iluzionet e Putinit
Ministrja gjermane e Mbrojtjes i ka thënë NATO-s, se duhet të bëjë më shumë për të forcuar sigurinë, duke paralajmëruar: “Ne nuk mund ta dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e madhështisë së Putinit”.
Sipas Reuters, Christine Lambrecht tha se Gjermania ka dëgjuar kërcënimet ruse ndaj Lituanisë për zbatimin e sanksioneve të BE-së dhe se ato duhet të merren seriozisht.
Duke folur gjatë një vizite te trupat gjermane të dislokuara në Lituani, Lambrecht:
“Fakti është se ne, NATO, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë tonë të përbashkët, sepse nuk mund ta dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e madhështisë së Putinit.”
Ajo më tej shtoi se, kërcënimet ruse duhet të merren seriozisht.
