Gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari ka vizituar Akademinë Mbretërorë Ushtarake Sandhurst - NACIONALE

Gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari ka vizituar Akademinë Mbretërorë Ushtarake Sandhurst

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandanti i FSK-së, Gjeneral-lejtnant Bashkim Jashari, ka vizituar Akademinë Mbretërorë Ushtarake Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se gjeneral Jashari është takuar me Komandantin aktual të Akademisë, Gjeneralmajor Duncan Capps dhe Komandantin në ardhje, Gjeneralmajor Zachary R. Stenning.

Gjatë takimit KOMFSK e falenderoi Gjeneralin Capps për kontributin dhe diskutuan për bashkëpunimin ngushtë të FSK-së me Akademinë Sandhurst. Po ashtu, Gjenerali Capps shprehu mirënjohje dhe konsideratë të lartë për Oficertët e FSK-së që kanë ndjekur studimet në këtë akademi si dhe për kontributin dhe performancen e Oficerëve instruktorë të FSK në Sandhurst”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

FSK-ja dhe Akademia Sandhurst kanë një histori bashkëpunimi mbi 12-vjecare, ku deri me tani kanë diplomuar me dhjetëra Oficerë të FSK-së.

Aktualisht janë dy oficerë duke ndjekur trajnimin dhe një oficer instruktor që kontribuon në trupën e instruktorëve të akademisë.

Gjatë kësaj kohe, Jashari ka vizituar ambientet e akademisë është takuar me stafin akademik dhe instruktorët.

Lajme të ngjashme