Gjendja nëpër pikat kufitare, sa po presin qytetarët? - NACIONALE

Gjendja nëpër pikat kufitare, sa po presin qytetarët?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar njofton edhe sonte për pritje të gjata për të hyrë në Kosovë, sidomos në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë.

Në këtë pikë kufitare pritet deri në 80 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa 30 minuta për të dalë nga Kosova. Kolona e automjeteve është 1.3 km në anën e Serbisë dhe 400 metra në anën e Kosovës.

Në Muçibabë, në dalje të Kosovës janë regjistruar pritje deri në më shumë se dy orë, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në 1.5 kilometra në hyrje. Hyrjet ndërkaq janë dhjetë minuta. Ndërsa në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10-15 minuta, ndërsa 50-60 minuta për ta lëshuar Kosovën.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka shumë pritje, me përjashtim të Jarinjës - deri në 20 minuta për të hyrë në territorin e Kosovës.

Lajme të ngjashme