Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, prokuroria nis hetimet
Në Gjakovë rreth orës 16:30 është raportuar për një trup të pajetë, mashkull i moshës madhore, i cili edhe u gjet në vendbanimin e tij.
Këtë për Express e kanë konfiruar nga Policia e Gjakovës. Gjitashtu është bërë e ditur se është inicuar rast si “hetim i vdekjes.
“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezaj për Express.