Dyshohet se një person u vetëvra në Gjilan, pasi u hodh te penda e fshatit Livoç - NACIONALE

Dyshohet se një person u vetëvra në Gjilan, pasi u hodh te penda e fshatit Livoç

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Livoç të komunës së Gjilanit dhe i njëjti dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka njoftuar se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe se i njëjti është mashkull i moshës 52-vjeçare.

“Sot me datën 02.12.2023 rreth orës 06:30 kemi pranuar informacion se një person dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke u hedhur në ujë tek penda e fshatit Livoç. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima mashkull i vitit të lindjes 1971 është pa shenja jete.” – ka thënë Osmani për Nacionalen.

Tutje ka bërë të ditur se njësite policore relevante kanë nisur hetimet për ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin në koordinim me prokurorin e shtetit i cili ka prezantuar në vendin e ngjarjes.

Sipas Osmanit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Lajme të ngjashme