Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit, Policia: Familjarët e kanë gjetur pa shenja jete - NACIONALE

Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit, Policia: Familjarët e kanë gjetur pa shenja jete

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person sot është gjetur pa shenja jete në fshatin Bilinicë të Komunës së Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka treguar se viktima është gjetur nga familjarët dhe më pas njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me datën 07.02.2026 rreth orës 12:20, kemi pranuar informacion se në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, nga familjarët është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1976. Njësitet relevante policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë Osmani, raporton Express.

Lajme të ngjashme