Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje afër stacionit hekurudhor Fushë –Kosovë është gjetur i vdekur një person.
Në raportin 24 orësh, policia ka bërë me dije se vdekja e personit është konstatuar nga mjeku kujdestar.
“Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, është thënë në raportin e policisë.