Gjendet i vdekur një burrë në Prizren
Një burrë është gjetur pa shenja jetë në Prizren dhe policia po heton vdekjen e tij.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES Prizren / 17.01.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.” – thuhet në raport të policisë.