Gjendet i vdekur një 56-vjeçar në një fshatin në Skenderaj, policia nis hetimet
Një burrë 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete afër vendbanimit të tij, në një fshat të Skenderajt, sot rreth mesditës.
Njësitë policore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa u njoftua edhe emergjenca e QKMF-së në Skenderaj. Mjeku konfirmoi vdekjen në vendngjarje.
"Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti", njoftoi policia.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar si "Hetim mbi vdekjen."