Gjendet e vdekur një grua brenda një shtëpie të djegur nga zjarri në Shtërpcë, policia jep detaje - NACIONALE

Gjendet e vdekur një grua brenda një shtëpie të djegur nga zjarri në Shtërpcë, policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur e vdekur një grua brenda një shtëpia që ishte djegur nga zjarri.

Në raportin 24 orësh policia ka treguar se ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Shtërpcë / 24.03.2025 – 06:30. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, është thënë në raportin policore.

Lajme të ngjashme