Gjenden katër granata dore në Podujevë, policia evakuoi qytetarët
Katër granata dore janë gjetur në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujevës.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në një perimetër të caktuar, policia i ka evakuuar qytetarët.
“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera ( 4 granata dore).” – ka thënë Ahmeti.