Gjenden eshtra në Prekaz që dyshohet të jenë nga lista e presonave të zhdukur - NACIONALE

Gjenden eshtra në Prekaz që dyshohet të jenë nga lista e presonave të zhdukur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se kanë hasur në mbetje mortore gjatë gërmimeve në varrezat e fshatiti Prekaz të Skenderajt.

Në njoftim thuhet se mbetjet mortore mund te jenë të viktimave në listën e Personave të Zhdukur.

NJOFTIM! (Kemi hasur në mbetje mortore/eshtra, potencialisht të personave të zhdukur, në Prekaz, Skenderaj) Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj.”

Pas disa orë gërmimeve, ekipet kan hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t'iu njoftojmë pas rezultateteve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme