Gjatë hapjes së një varri, gjejnë batanije me mbetje të eshtrave që dyshohet se janë të luftës së fundit
Në Mitrovicë të Veriut janë gjetur mbetje të eshtrave.
Ato janë evidentuar nga një familje gjatë hapjes së një varri për një familjar.
Njoftimi:
“PERSON I ZHDUKUR- Mitrovicë Veri / 1998-1999. Njësitet policore të DHKL-së në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një familje gjatë hapjes-gërmimit të një varri për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije me mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.”