Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse me dronë e artileri në Kherson të Ukrainës - NACIONALE

Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse me dronë e artileri në Kherson të Ukrainës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia hodhi gati 50 dronë “Shahed” në Ukrainë dhe sulmoi një stacion treni, ku mbi 100 civilë ishim mbledhur për të udhëtuar drejt Kievit, thanë të mërkurën zyrtarët ukrainas. Të paktën pesë persona u vranë dhe shumica e qytetit Kherson mbeti pa rrymë.

Sulmet ruse erdhën një ditë pas dëmtimit të një luftanije ruse nga aeroplanët luftarakë të Ukrainës në breg të Detit të Zi, afër Krimesë, përderisa të dyja palët po kanë vështirësi për të shënuar shumë përparim në vijën e frontit, raporton agjencia “Associated Press”.

Gjatë natës, forcat ruse kryen bombardime me artileri e dronë në rajonin Kherson, kur rreth 140 civilë po prisnin një tren në kryeqytetin rajonal me të njëjtin emër, sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko. Një polic u vra, ndërsa dy policë të tjerë e dy civilë u plagosën.

Nga sulmi në rajonin e Khersonit u prek edhe rrjeti i furnizimit me rrymë dhe rreth 70 për qind e amvisërive në qytetin Kherson mbetën pa furnizim në të ftohtit e dimrit, tha Oleksandr Prokudin-i guvernator rajonal.

Lajme të ngjashme