Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Siç thuhet në raportin e policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Graqanicë, Prizren, Rahovec, Gjakovë dhe Malishevë.
Policia njofton se një person ka sulmuar bashkëshorëtn e tij në Prishtinë. Siç thuhet në njoftim, ajo e ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari është në arrati.
“Prishtinë 13.12.2022 – 09:30. Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, edhe në Graqanicë një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.
“Graqanicë, 13.12.2022 – 12:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj mashkull kosovar me të cilin janë të divorcuar. Palët janë intervistuar si dhe janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raport.
Në Prizren, është arrestuar një person pasiqë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 12.12.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari përveç dhunës kishte demoluar edhe orenditë në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruan në raportin e PK-së.
Edhe në Rahovec është arrestuar një person pasiqë kishte sulmuar bashkëshortën e tij dhe më pas kishte kanosur babain e viktimës.
“Rahovec 13.12.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare e mitur dhe më pas kishte kanosur babain e viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.
Në Gjakovë poashtu raportohet se është arrestuarnjë person pasiqë i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.
“Gjakovë 11.12.2022 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Edhe në Malishevë janë arrestuar dy persona pasiqë të njëjtit kishin ushtruar dhunë në familjet e tyre.
“Malishevë, 13.12.2022 – 20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi ata kanë shkaktuar dhunë në familjen e tyre ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, përfundon raporti.

