Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi i Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Fushë Kosovë / 09.03.2026–14:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 09.03.2026, 18:40. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
· Fushë Kosovë 09.03.2026, 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Lipjan 09.03.2026, 22:20. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht viktima mashkull kosovar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 27.02.2026, 13:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE&KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Skenderaj 09.03.2026, 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes i dyshuari po ashtu kishte kanosur dhe kishte tentuar ti sulmoj zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.