Gjashtë muaj burgim për korrupsion ndaj zyrtarit të Drenasit, Supremja e lë në fuqi vendimin e Apelit - NACIONALE

Gjashtë muaj burgim për korrupsion ndaj zyrtarit të Drenasit, Supremja e lë në fuqi vendimin e Apelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Supreme ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës së Apelit me gjashtë muaj burg për Gëzim Nishanin, zyrtar i komunës së Drenasit, i cili u shpall fajtor për keqpërdorim të pozitës për të përfituar në mënyrë të paligjshshme mjetet financiare në vlerë mbi 13 mijë euro.

“Refuzohet si e pabazuar kërkesa e mbrojtësit të dënuarit G.SH, për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, – thuhet në vendim e Supremes.

Nishani, i cili ka shërbyer si udhëheqës i personelit në Komunën e Drenasit nga nëntori i vitit 2008 deri në korrik 2018, akuzohej se në mënyrë të kundërligjshme ia rriti koeficientin e pagës nga 9.5 në 11.3, në kundërshtim me vendimin e kryetarit, raporton "Betimi për Drejtësi".

Ky manipulim dyshohet se i ka lejuar atij të marrë pagë më të lartë, duke rezultuar në humbje financiare prej 13,454,94 euro për komunën.

Lajme të ngjashme