Gjashtë kadetë të FSK-së diplomojnë me sukses në Turqi - NACIONALE

Gjashtë kadetë të FSK-së diplomojnë me sukses në Turqi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjashtë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses studimet pesëvjeçare në Akademinë Ushtarake të Turqisë, duke u diplomuar si oficerë të rinj.

Adrian Ukiqi, Fatlind Neziri, Getoar Berisha, Hamdi Hasani, Shefit Tahiri dhe Dardane Mehmeti janë kadetët që tashmë do t’i bashkohen misioneve dhe përgjegjësive të FSK-së, pas një programi të gjatë formimi ushtarak dhe akademik civil.

Studimet e tyre kanë përfshirë ushtrime intensive në terren, përvetësimin e njohurive të avancuara ushtarake, si dhe zhvillimin e aftësive në lidership, strategji dhe menaxhim. Një pjesë e rëndësishme e formimit ka qenë edhe përfundimi i Kursit të Komandos në Isparta “Dağ Komando Okulu”, një nga shkollat më prestigjioze dhe sfiduese për trajnimin e forcave elitare.

Ky sukses, sipas institucioneve të sigurisë, është dëshmi e përkushtimit dhe disiplinës së lartë të kadetëve, por edhe e partneritetit të fuqishëm mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e arsimit dhe zhvillimit ushtarak.

Lajme të ngjashme