“Gjaku mu ka shpagu, jemi të lirë”: Çka ju tha Kurtit, Osmanit e Konjufcës ish-ushtari i UÇK-së në Poklek?
Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryekuvendari Glauk Konujfca kanë qëndruar sot në Poklek e Çikatovë të Drenasit, ku janë përkujtuar masakrat në këto dy fshatra, ku mbetën të vrarë dhjetra civilë.
Në një fjalim në shtëpinë ku ndodhi masakra e Poklekut, një ish-ushtar i UÇK-së, Fadil Muqolli, të cilit i janë vrarë fëmijët e familjarë të tjerë.
“Edhe kur e kemi bë rivarrimin, për neve si familjar ka qenë shumë e rëndë, ka qenë një shok, pak a shumë psiqikisht kemi qenë të përgatitur, duke e parë se çfarë po ndodh në Bosnje” – deklaroi ai.
“Mua gjaku i familjes mu ka pagu, e kam lirinë e vendit tim. E shtrenjtë është familja, të shtrenjtë janë jetërat e fëmijve të mi, për asnjë çmim nuk e ndërroi ditën në të cilën jemi sot” – dëgjohet teksa thotë ish-ushtari i UÇK-së.
Tutje, ai e ka përmendur edhe mosdënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, duke thënë se presin lajme që drejtësia të vihet në vend.
“Po du me pasë drejtësi” – deklaro ai.