Gjakovë: Një burrë arrestohet për ngacmim seksual ndaj një gruaje
Policia e Kosovës ka arrestuar një person për shkak se kishte ngacmuar seksualisht një grua në Gjakovë.
Sipas policisë, i dyshuari e kishte ngacmuar viktimën me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Raporti i plotë i PK-së:
NGACMIM SEKSUAL/Gjakovë 01.10.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.