Gjakovë: Lëndohet një person në vendin e punës
Një lëndim në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë. Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar incidentin për Klankosova.tv, duke thënë se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.
Pas këtij incidenti, prokurori i shtetit ka nisur hetimet për “asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”, për të përcaktuar shkeljet e mundshme.
Sipas Elezajt, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Gaspë Karaqi” në Gjakovë, ku një person ka pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrës.