Gërxhaliu tregon shifra të frikshme të rritjes së çmimit të naftës: Qe qysh janë rritur të hyrat
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë vit ka ramje në -6 për qind të sasisë së importuar të derivateve dhe rritje 102 për qind e të hyrave.
Kjo pasiqë sipas tij, këtë vit janë importuar 500 milionë litra derivate, në krahasim me përiudhën e njëjtë të vitit paraprak në të cilin ishin importuar 540 milionë litra derivate. Ndërkohë që për këtë vit janë paguar 447 milionë euro e që në vitin e kaluar për të njejtën kohë ishin paguar 220 milionë euro.
Ai gjithashtu ka thënë se ky është realiteti i rritjes së të hyrave çoft në Doganë apo edhe në ATK nga rritja e çmimeve në produkte strategjike dhe ramje e sasisë apo volumit të importuar.
“Realitet shqetësues për vitet në vijim!”, përfundon postimi i tij.