Gërvalla takon kryediplomatin senegalez, e fton për vizitë në Kosovë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka takuar kryediplomatin e Senegalit, Ismaila Maidor FALL.
Në profilin e saj në “Facebook”, kryediplomatja kosovare ka shkruar se homologun e saj senegalez e ka ftuar për një vizitë në Kosovë.
Ajo e ka falënderuar shefin e diplomacisë senegaleze për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
“Në përmbyllje të vizitës zyrtare në Republikën e Senegalit, sot pata një takim dypalësh me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Senegalezët Jashtë Vendit, z. Ismaïla Maidor FALL. Fillimisht e falënderova për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e ofruar në vazhdimësi nga Republika e Senegalit për Republikën e Kosovës duke shprehur njëkohësisht përkushtimin dhe vullnetin për zgjerimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Ministrin Maidor FALL e ftova gjithashtu të vizitojë Republikën e Kosovës.