Gërvalla reagon ndaj lajmit të Nacionales për lajmin e rremë të RTK-së - NACIONALE

Gërvalla reagon ndaj lajmit të Nacionales për lajmin e rremë të RTK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nacionale dje ka publikuar një lajm për një lajm të RTK-së, me titull: Njohja e Kosovës nga Vuçiqi”: Si ra RTK-ja pre e rrenës për 1 prill? Lajmi u fshi e rasti po hetohet”

Burimet e Nacionales, tregonin se lajmi me shumë gjasë është propozuar nga ana e Rilind Gërvallës, drejtorit të RTK 1, për të cilin është raportuar për afërsinë me VV-në si aktivist. Madje, këto burime raportonin se Gërvalla ka insistuar që ky lajm të publikohet.

Nacionale pati dërguar pyetje në adresë të Gërvallës, por ai nuk pati kthyer përgjigje deri në publikimin e atij lajmi.

Por vetë Gërvalla, ka zgjedhur që sotë të kthejë përgjigje dhe ta quajë ‘të gënjeshtërt’ lajmin tonë për gënjeshtrën e 1 prillit të publikuar në RTK.

"z.Buzhala" – e nis reagimin e tij, z.Gërvlla – dhe vazhdon:

une jam drejtor i TV-RTK-se i kanaleve televizive ne gjuhen shqipe. Une jam pjese e menaxhmentit qe nga shkurti 2023 dhe eshte genjeshter qe kjo eshte diskutuar me mua, apo ne prezencen time ne ndonje mbledhje te Menaxhmentit.

Shkrimi qe keni botuar eshte perplot shpifje dhe deklarata te paverteta, prandaj kerkoj qe ta largoni kete shkrim ku cenohet integriteti im personal dhe profesional, ne te kunderten do te nise padi nepermes organeve te drejtesise”.

Lajme të ngjashme