Gërvalla për largimin e Kica – Xhelilit: E identifikuam si person inteligjent, udha e mbarë i qoftë - NACIONALE

Gërvalla për largimin e Kica – Xhelilit: E identifikuam si person inteligjent, udha e mbarë i qoftë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvall, ka komentuar largimin e deputetes Doarsa Kica – Xhelili.

Teksa shtoi se votat i ka marr në kuadër të Listës Guxo, Gërvalla tha se ajo së bashku me presidenten Osmani e kanë identifikuar Kica – Xhelilin si një peron intelegjent,.

“Në bazë të deklaratave të saj në të kaluarën Doarsa Kica kishte lënë të nënkuptonte që ajo çfarë ajo kërkon në politikë përputhet me atë çfarë mund të ofrojë Lista jonë. Zonja Kica është e rritur, është nënë. Duhet të dijë vet vendimet që i merr. Unë një gjë mund të them, e tha edhe kryetari i sapo zgjedhur i Listës Guxo në Llap, e ardhmja u takon atyre që guxojnë”, është shprehur Gërvalla, shkruan Raporto24.

Tutje, ajo tha se nuk mjafton vetëm intelegjenca e ambicia, por duhet edhe qëndrueshmëria, ku si shembull e ka marrë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, teksa Kica – Xhelilit i ka uruar rrugë të mbarë.

“Presidentja Osmani ka treguar deri sot ndoshta më qartë se gjithkush tjetër në Kosovë, që nuk mjafton vetëm të duash, por duhet edhe të tregosh që qëndron besnik të gjitha premtimeve dhe qëndrimeve të tua, parimeve të tua. Nëse zonja Kica mendon se diku tjetër e gjen më mirë, unë i uroj punë të mbarë dhe udhë të mbarë, por unë shumë besoj që partia Guxo jo vetëm sot, por edhe në të ardhmen me opsionin e saj, me ofertën e saj politike do të arrijë të bashkoj shumë të rinj, shumë të reja, shumë profesionistë të fushave të ndryshme dhe do të dëshmojë që kthesa e vërtetë në Kosovë, ndodh me partinë Guxo”, është shprehur Gërvalla.

Lajme të ngjashme