Gërvalla para votimit për anëtarësim në KiE: Kosova është e përgatitur dhe plotëson kushtet - NACIONALE

Gërvalla para votimit për anëtarësim në KiE: Kosova është e përgatitur dhe plotëson kushtet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka publikuar fotografi para takimeve me delegacione dhe komitete të Këshillit të Evropës para votimit për anëtarësimin e Kosovës.

Gërvalla ka thënë se nesër pasditë do të votohet rekomandimi për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në KiE.

Më tej, ajo ka theksuar se nëse neser ka një votim të suksesshëm atëherë votimi final mund të mbahet me 16 maj.

Një votim i suksesshëm nesër pasdite do të hapte rrugën për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit.” – ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë i saj:

Me zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti dhe Ambasadorin Lulzim Hiseni, duke planifikuar takimet e fundit me delegacione dhe komitete të Këshillit të Evropës para votimit.

Nesër, më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, voton rekomandimin për Këshillin Ministror për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në KiE.

Një votim i suksesshëm nesër pasdite do të hapte rrugën për hapin final, vendimin e Këshillit Ministror, i cili mundësinë e parë për ta vendosur në agjendë anëtarësimin e Kosovës do ta kishte më 16 maj, kur Këshilli i Evropës shënon 75-vjetorin e themelimit.

Kosova është e përgatitur dhe plotëson tashmë, siç e ka konfirmuar edhe raporti i Këshillit të Evropës, i paraqitur më 27 mars nga Dora Bakojanis, edhe zyrtarisht të gjitha kushtet për anëtarësim të plotë.

Lajme të ngjashme