Gërvalla para Kurtit e thumbon ministrin Aliu: Republika e Kosova nuk është e përkohshme - NACIONALE

Gërvalla para Kurtit e thumbon ministrin Aliu: Republika e Kosova nuk është e përkohshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duket se nuk i raportet e mira me Ministrin e Ambientit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Kurti, ajo në mënyrë indirekte ka kritikuar ministrin Aliu, i cili në muajin e kaluar ka thënë se Republika e Kosovës është e përkohshëm.

Në adresimin e saj, kryediploamtja ka thënë se Republika e Kosovës nuk është as e përkohshme e as sipërfaqësore.

Republika e Kosovës është shtetit i ndërtuar mbi sakrificën e papërshkrueshme të gjithë qytetarëve të saj, është republikë, as e përkohshme e as sipërfaqësore, të cilën me punë e përkushtim e ndërtojmë çdo ditë nga pak”, ka thënë Gërvalla.

Lajme të ngjashme