Gërvalla nuk beson që Putini e ka përnjëmend armëpushimin në Ukrainë: “Jam shumë skeptike”
Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, assesi s’po mund t’ia hedh Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, rreth zhvillimeve të fundit dhe gjoja qëndrimeve për një gatishmëri armëpushimi në Ukrainë.
“Jam shumë skeptike për ofertat që po bën Putini”, tha Gërvalla duke folur për transmetuesin publik të Kanadasë.
“Duke bërë luftë brutale që po bën në Ukrainë është sinjal që ne duhet të llogarisim çdo shkatërrim që Putini do jetë në gjendje të bëjë, jo vetëm ndaj Ukrainës, por ndaj Evropës dhe Perëndimit si një e tërë”, ka thënë Gërvalla