Gërvalla me zviceranin Nussbaumer, që të dy pajtohen për rolin e mërgatës kosovare në Zvicer
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka ndarë momente nga takimi i Presidentit të Këshillit kombëtarë të Zvicrës dhe Ministres Gërvalla.
Në takim me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, Ministrja Gërvalla ka theksuar avancimin e marrëdhënieve bilaterale në fuqizimin e demokracisë, arsimit dhe investimet në kapacitetit humane, dhe i shprehi mirënjohje për mbështetjen e Zvicrës ndaj Kosovës, që nga periudha e çlirimit e deri në pavarësi.
“Të dy palët tutje theksuan rëndësinë e mërgatës kosovare në Zvicër, duke folur për integrimin e saj të suksesshëm, fuqizimin ekonomik dhe rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy shteteve. Ministrja Gërvalla nënvizoi se mërgata është një urë e fortë bashkëpunimi dhe një aset i çmuar për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës”, shkruan MPJD.