Gërvalla lavdëron Osmanin në tubimin e Listës “Guxo” - NACIONALE

Gërvalla lavdëron Osmanin në tubimin e Listës “Guxo”

3 javë më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës se kryetares së Listës “Guxo”, Donika Gërvalla, ka lavdëruar presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Në kuvendin për themelimin e degës së kësaj partie në Prishtinë, ajo ka thënë se kudo që shkon dëgjon fjalë të mira për presidenten Osmani, i cili ka qenë udhëheqëse e kësaj partie.

Kudo qe shkoj jashtë, një fjali has, admirimi i pamasë për institucionet e reja dhe admirimin që Presidentja Osmani mban në çdo forum ku merr pjesë. Vjosa Osmani vazhdimisht ka mbajtur qëndrim të patundur”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka folur edhe për luftimet ndaj korrupsionit që po bëjnë institucionet.

Beteja kundër korrupsionit, shtini i të ardhurave nga tatimet, rritja ekonomike, marrëdhëniet me miqtë tanë, kontaktet me ata që se kanë njohur ende Kosovën dhe gjithë këto zhvillime nga 14 shkurti i vitit të kaluar”, ka deklaruar ajo.

Lajme të ngjashme