Gërvalla kopjon Kurtin: Marrëdhëniet me ShBA-të janë shumë të mira
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka dhënë një intervistë në Zërin e Amerikës, ku ka folur edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në intervistë, Gërvalla ka kopjuar diskursin e Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, në lidhje me këto raporte.
Sipas Gërvallës, marrëdhëniet me ShBA-të janë shumë të mira.
“Unë mendoj se ka shumë keqkuptime dhe shumë keqinterpretime lidhur me një rregullore të re të Bankës Qendrore të Kosovës që është një institucion i pavarur, në punët e së cilës qeveria e Republikës së Kosovës nuk përzihet. Mirëpo, çfarë jemi duke diskutuar është çështje e implementimit të asaj rregulloreje, ku e kemi pranuar në ndërkohë, se bashku me partnerët tanë që mund të jetë nevojë aty-këtu për ndonjë fazë më të gjatë ose më të zgjatur për implementimin e saj. Mund t’ju them që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira. Dhe janë shumë të mira sepse në të gjitha temat që trajtojmë në rajonin tonë, kemi të njëjtin qëndrim dhe kemi të njëjtat synime.” – tha Gërvalla.