Gërvalla i RTK-së si qyqan, asnjë fjalë për pushtetin, sulmon dobët, tepër dobët kolegët - NACIONALE

Gërvalla i RTK-së si qyqan, asnjë fjalë për pushtetin, sulmon dobët, tepër dobët kolegët

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Televizionit Publik, ka shkruar një staus të gjatë në Facebook, kaq pa kuptim, pa takt, pa stil, pa përmbajtje, sa që po mos t’ia dijmë emrin nuk do ta besonim. Rilind Gërvalla, ish-aktivist i Vetëvendosjes, krejt në gjuhë komuniste, me armiq të jashtëm e të brendshëm, të dukshëm e të padukshëm, dërdëlitë për situatën e RTK-së.

Gërvalla lajmi i të cilit u shpall ‘lajm i rremë’, pra lajmi kur sulmoi mediat në ‘Lajmet Qendrore’ nga krejt instancat e mundshme në vend, ka guxuar sërish të merret me media. Ai i quan me gjuhën e Dejona Mihalit, Dimal Bashës e të tjerëve të tillë, ‘media hibride’. Në fakt këtë term e nisi i pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Normalisht, pa fituar asnjë gjyq, asnjë fakt, akuzë me rrënjë komuniste; armiq të jashtëm, të brendshëm.

Por, por, por, Rilindi s’e tha asnjë fjalë për Kurtin e Muratin, që e kanë lënë pa rrogë. Z. Gërvalla Nacionale është e vetmja medie që të ka ofruar platofrmë, ku ju në njëfarë mënyre u bëtë pjesë e debatit publk, të paktën ditorë në Kosovë. Ju nuk është se njiheni për ndonjë hulumtim gazetaresk? Ndonjë hulumtim të aferave korruptive? Meqenëse, ju s'njiheni për kurrgjë, e shkrimet e juaja janë të këtij niveli që janë, s’po përmirësohesh nga shkrimi në shkrim, ne nuk do të publikojmë asnjë shkrim tëndin, derisa të arrish në nivelin minimal për të zënë hapsirë tek platforma jonë.

Platformat e vetme që e bëjnë 'share' shkrimin e Gërvallës:

Statusi qyqarë i tij:

Albert Camus, po e parafrazoj, ka një shprehje: “Kur të gjithë mbajnë heshtje për të vërtetën, fjala e rreme bërtet me megafon.” E gjetur perfekte për bandën apo kartelën mediatike që ka shpërndarë sejmenët nëpër televizione private të kamofluar si “analistë”.

Në një shoqëri ku fjalës i është hequr pesha, ku lajmi është bërë më shumë instrument sesa pasqyrë e realitetit, mediat hibride veprojnë si forca të errëta në një skenë që kërkon dritë. Ato janë zëra që flasin jo për të ndriçuar, por për të mjegulluar, jo për të ndërtuar, por për të rrënuar, jo për të mbështetur RTK-në, por për të manipuluar me të.

RTK-ja, një institucion me të meta dhe sfida, por një nga të paktat hapësira publike të përbashkëta që ende mbijetojnë në një treg të egër dhe gjithnjë e më të zvetënuar mediatik, është bërë shpesh objekt i një paradoksi të hidhur: ajo luftohet sistematikisht nga të njëjtat zëra që, në momentin e krizës së saj, sillen si shpëtimtarë të maskuar.

Këto media hibride — portale që vetëprezantojnë veten si gardianë të së vërtetës, ndërsa mbjellin përçarje e dyshim — për vite të tëra kanë ushqyer një narrativë agresive për mbylljen e RTK-së, e kanë përqeshur ekzistencën e saj si “tepër burokratike”, “e tejkaluar”, apo “e kapur”, ndërkohë që vetë kanë funksionuar në mënyrë të pakontrolluar, pa standarde profesionale, e shpeshherë si megafonë të interesave të padukshme të matisë dhe oligarkëve.

Dhe ja tek vjen kriza — ajo financiare, strukturore, njerëzore. Në vend që të kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme, përmirësim të brendshëm apo mbrojtje të integritetit të RTK-së si pasuri publike, këto media shfaqen papritmas si “zëra kritikë të përgjegjshëm”, duke simuluar një lloj solidariteti që në thelb është vetëm një strategji tjetër për të minuar besimin ndaj institucionit.

Mbështetja e tyre është një iluzion. Ajo nuk buron nga ndjenja publike apo vlera profesionale, por nga interesi për të krijuar trazira, për të përçarë punëtorët e RTK-së dhe për ta dobësuar më tej institucionin, në mënyrë që pastaj vetë të marrin më shumë pushtet informativ dhe ndikim propagandistik.

Në vend që të jenë kritikë të ndershëm, ata janë cinikë të heshtur që flasin vetëm kur RTK gjunjëzohet — jo për ta ngritur, por për t’ia shtypur kokën më lehtë. Ky është morali i medies hibride: nuk ka kauzë, nuk ka përgjegjësi publike, ka vetëm luftë për narrativë dhe klikime. Sa herë shihni duartrokitje ndaj një punëtori të RTK-së, binduni që e kanë qëllimin ta rrënojnë atë që pastaj ta vajtojnë se qenka viktimë.

RTK-ja ka nevojë për reformë, kritikë konstruktive, profesionalizëm të rritur dhe transparencë. Por ajo nuk meriton të rrënohet nga brenda përmes helmit që shpërndahet nga jashtë. Punëtorët e saj nuk janë armiq të së vërtetës — ata janë shpesh pengje të një sistemi që nuk i ka trajtuar si duhet, i ka shantazhuar , dhe tani janë pak më shumë të goditur nga sulmet që vijnë nga pseudo-media që kërkojnë kaos për të mbijetuar.

Në një kohë ku vlera e lajmit është shndërruar në monedhë emocionale, institucionet publike nuk duhet të maten me defektet e tyre, por me qëllimin për të cilin ekzistojnë. Dhe në këtë qëllim, RTK mbetet një terren që duhet mbrojtur nga cinizmi i mediave hibride që duken si aleatë, por janë zanatli të rrënimit të saj.

Lajme të ngjashme