Gërvalla befason pas takimit me Hovenier: Kemi mbështetje të gjithanshme nga ShBA - NACIONALE

Gërvalla befason pas takimit me Hovenier: Kemi mbështetje të gjithanshme nga ShBA

1 vit më parë

nga NACIONALE

Marrëdhëniet Prishtinë-Uashington janë në një pikë të ulët historike, por kështu s’mendon Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, foli për “mbështetje të gjithanshme” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas një komunikate për media të MPJ-së, aty thuhet se Gërvalla Hovenier “i shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Postimi i plotë:

Ministrja Gërvalla në takimin e rregullt me Ambasadorin Hovenier

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Takimi i rregullt mes tyre pati në fokus partneritetin e ngushtë mes dy shteteve, realizimin e projekteve të përbashkëta në demokratizim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e vendit në avancimin e agjendës euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si një partner i fuqishëm dhe kontribues kryesor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Evropë.

Lajme të ngjashme