Gërvalla: BE-ja në vend që të presë luftën, si në Ukrainë, duhet të integrojë Ballkanin - NACIONALE

Gërvalla: BE-ja në vend që të presë luftën, si në Ukrainë, duhet të integrojë Ballkanin

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk duhet të presë një luftë tjetër ballkanike për t'i hapur rrugën integrimit evropian, siç bëri me Ukrainën duke i dhënë statusin e kandidatit për pranim në BE pas fillimit të pushtimit të Rusisë.

Kemi pasur një Samit në BE kohëve të fundit dhe pse ne pritëm shumë, ishte një samit i bisedave të këndshme, por jo aq i punëve të bëra. Them kështu, sepse kishim këtë diskutim që Ukrainës t’i jepej statusi kandidat, përpara se Rusia ta niste luftën kundër Ukrainës, dhe kemi parë atëherë se ka pasur shumë skeptikë në BE. Pastaj erdhi lufta. Tash u mor vendimi i duhur, sepse është e rëndësishme të ndihmohet Ukraina. Por, prandaj, është e rëndësishme të mos priten luftëra të tjera në Ballkan, por të integrohet ky rajon i Evropës në Bashkimin Evropian, sepse është gjëja normale për t’u bërë”, tha Gërvalla.

Lajme të ngjashme