Gërmime në Hajvali, gjenden eshtra të tre njerëzve që dyshohet të jenë nga lufta e fundit - NACIONALE

Gërmime në Hajvali, gjenden eshtra të tre njerëzve që dyshohet të jenë nga lufta e fundit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Hajvali është realizuar një gërmim.

Atje janë gjetur eshtrat e tre personave, që dyshohet të jenë të zhdukur nga lufta e fundit.

“Prishtinë 1998-1999. Më 20.10.2025 njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gj. Th. Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore. Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Rasti në proces hetimi”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të ngjashme