Gecaj i reagon Kurtit: Kujdesi për refugjatë është akt human, marrëveshja me Danimarkën me bë pare me kriminelë - NACIONALE

Gecaj i reagon Kurtit: Kujdesi për refugjatë është akt human, marrëveshja me Danimarkën me bë pare me kriminelë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj ka reaguar pas kritikave të kryeministrit Albin Kurti ndaj kryeministirt të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me marrëveshjen për emigrantët nga Italia.

Gecaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se marrëveshja e Ramës ka qenë transparente dhe se dihet kush do të qëndrojë në qendrat e azilit.

Ndërkaq, për marrëveshjen e Kosovës me të burgosurit nga Danimarka, ai ka theksuar se asnjëri prej tyre nuk është danez, por janë të huaj.

“Ndersa, nese nuk e dine qytetaret, politika aktuale e Kosoves e dine, qe te burgosurit nga Danimarka, asnje nuk eshte danez apo shtetas te Danimarkes. Ata jane te huaj qe kane kryer vepra kriminale ne Danimarke dhe vine nga te gjitha kontinentet tjera.

Kujdesi per refugjate eshte akt human, kjo tjetra eshte me bo pare me kriminel!”.

Lajme të ngjashme