Gazi lotsjellës në Kuvend - Prokuroria kërkon që rasti ndaj Haxhiut, Lekajt e Baftiut të kthehet në rigjykim - NACIONALE

Gazi lotsjellës në Kuvend - Prokuroria kërkon që rasti ndaj Haxhiut, Lekajt e Baftiut të kthehet në rigjykim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, i kishte në mungesë të provave, i ka liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, të cilët akuzoheshin për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

E sot për këtë rast është mbajtur seanca në Gjykatën e Apelit. Kjo pas ankesës së Prokurorisë së Prishtinës me datë 24 qershor, raporton Betimi për Drejtësi.

Prokuroria ka kërkuar që të aprovohet si e bazuar ankesa, aktgjykimi i shkallës së parë të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim dhe në rivendosje.

Ndaj kësaj ankese, ka pasur përgjigje në ankesë nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit Lekaj (i cili nuk ishte i pranishëm në seancë), avokati Arianit Koci, i cili ndër të tjera tha se ky është një rast specifik duke theksuar që nuk ka ndonjë rast në botë kur kaq shumë deputetë janë akuzuar për qëndrime politike.

Tutje avokati Koci tha se, ‘nëse e analizojmë ankesën e prokurorisë shohim citime shabllon të dispozitave ligjore që nuk kishin kuptim që të bëhen nga ana e prokurorisë’. Po ashtu, i njëjti tha që prokuroria kishte si argument raportimin e mediave lidhur me bombolën e gazit.

Sipas avokatit Koci, nuk kishte asnjë provë që vërtetonte fajësinë e të mbrojturit të tij dhe i njëjti i propozoi gjykatës të refuzojnë ankesën e prokurorisë dhe të vërtetojnë aktgjykimin e shkallës së parë.

Lajme të ngjashme