Gazetat iraniane e lavdërojnë sulmuesin e shkrimtarit Salman Rushdie në ShBA - NACIONALE

Gazetat iraniane e lavdërojnë sulmuesin e shkrimtarit Salman Rushdie në ShBA

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa gazeta të vijës së ashpër në Iran e të shtunën e lavdëruan personin që e sulmoi dhe e plagosi seriozisht shkrimtarin Salman Rushdie, i cili kishte marrë kërcënime me vdekje nga Irani që nga viti 1989 për shkak të publikimit të veprës “Vargje Satanike”.

Në Iran ende nuk ka reagime zyrtare për sulmin ndaj shkrimtarit, i cili u ther në qafë dhe bark të premten gjatë një tubimi në Nju Jork.

Sidoqoftë, gazeta “Kayhan”, kryeredaktori i së cilës emërohet nga lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, shkroi:

“Një mijë bravo... personit trim e të përgjegjshëm që e sulmoi femohuesin e të ligun Salman Rushdie në Nju Jork. Dora e burrit që e shqeu qafën e armikut të Zotit duhet të puthet.”

Udhëheqësi i ndjerë i revolucionit islamik të Iranit më 1979, Ayatollah Ruhollah Khomeini, kishte lëshuar një “fetfa” më 1989 duke u bërë thirrje myslimanëve në mbarë botën që ta vrisnin shkrimtarin Rushdie, pasi libri i tij ishte cilësuar si blasfemi. Rushdie ishte detyruar që të fshihej.

Lajme të ngjashme