Gazetarja nga Shqipëria: Prek Kodra është tejet i rrezikshëm - NACIONALE

Gazetarja nga Shqipëria: Prek Kodra është tejet i rrezikshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Elidona Daci, gazetare në Klan News të Shqipërisë, ka thënë se Prek Kodra, i dyshuari për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Kurti, deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti dhe ish komandatit të UÇK-së, Ismet Haxha, ka thënë se është person tejet i rrezikshëm.

“Kodra nuk është aspak një emër i padëgjuar për autoritetet shqiptare. Është një personazh tejet i rrezikshëm”, ka thënë Daci në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Herë pas here ne gazetarët e kronikës kur ka pasur atentate të mirëfillta me snajper kemi folur deri diku, e kemi lakuar si personazh, i cili identifikohet nëpërmjet një tatuazhi që e ka ai në dorë, të paktën ne kështu kemi mundur ta identifikojmë, por në asnjë moment nuk e kemi përmendur emrin e tij për faktin se nuk ka një akuzë zyrtare. Në 2016-ën gjatë një atentati të mirëorganizuar me snajper që ndodhi në qytetin e Rrëshenit, ku prokuroria Lezhës dhe Kurbinit kanë dy çështje të cilat po i hetojnë në lidhje me këtë person, u dyshua fillimisht Prek Kodra – u bë edhe një operacion ku iu kontrollua banesa, iu gjetën armë dhe municione, gjithashtu edhe një tjetër atentat me snajper të ndodhur në qytetin e Elbasanit, sërish hetuesit gjurmët e tyre i drejtonin pikërisht te ky person por nuk kanë mundur deri në këto momente që ne po flasim të bien në gjurmët e tij të, paktën edhe sipas raportit të inteligjencës kosovare, siç e përshkruajnë ata, por edhe nga vetë njësia anti-terror në Tiranë ky personazh njihet si një person i mirëtrajnuar për gjuajtje me snajper por duke mos i lënë pas as me gjuajtjet me kalibrat e tjera të armëve”.

Lajme të ngjashme