Gazetari Xhemajl Rexha publikon fotografinë: Kurti sapo u kthye në hotel ku po ndodhin takimet
Pak më parë, Gazeta 10 raportoi se kryeministri Albin Kurti është rikthyer në hotelin ku ndodhën takimet e krerëve evropianë me Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gazetari Xhemajl Rexha ka publikuar një fotografi të Kurtit, ndërsa ka shkruar se shefi i ekzekutivit është rikthyer në hotel.
“Kryeministri Kurti sapo është kthyer në hotelin ku po zhvillohen takimet. Vuçiq është ende këtu, si dhe Lajçak” – shkroi Rexha në X.
PM Kurti just got back to the hotel where the meetings are taking place. Vucic is still here, as is Lajcak. #Kosovo #Serbia pic.twitter.com/htS7K74whm
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) October 26, 2023