Gazetari Vitija: Shkarkimi i kryeinspektorit është hi syve, duhet marrë masa për ata që fshehën rastin - NACIONALE

Gazetari Vitija: Shkarkimi i kryeinspektorit është hi syve, duhet marrë masa për ata që fshehën rastin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari, Bujar Vitija, ka reaguar pas shkarkimit të u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj, pas raportimeve se një foshnje e vdekur ishte vënë në rrobalarëse në Spitalin e Pejës.

Vitija përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkarkimi i Osmanaj është hi syve për rastin në fjalë dhe sipas tij ky skandal nuk mbulohet me kaq.

Sipas tij për këtë rast duhet me marrë masa për ata që e fshehën rastin.

Shkarkimi i kryeinspektorit është hi syve për rastin e copëtimit të foshnjës në rrobalarëse në Spitalin e Pejës. Ky skandal nuk mbulohet me kaq. Është marrëzi me besu se po e mbroni “dinjitetin e pacienteve”, derisa nuk merrni masa për ata qe e fshehën rastin. Mbrojtja e këtyre të fundit është shumë e çuditshme! Cili është interesi? Kjo e thellon skandalin dhe ju bën juve përgjegjës!”, ka reaguar Vitija.

Lajme të ngjashme