Gazetari serb me paralajmërin: Nëse vjen në pushtet Trump, do të flitet për ndarjen e Kosovës - NACIONALE

Gazetari serb me paralajmërin: Nëse vjen në pushtet Trump, do të flitet për ndarjen e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Branislav Kërstiq, gazetar serb që është analist i herëpashershëm në Kanal 10, ka dhënë nje interpretim interesant, që më shumë i ngjan paralajmërimit.

Duke folur në “Politiko”, Kërstiq ka vlerësuar se nëse sërish në pushtet vjen Donald Trump, ish-president i ShBA-së, atëherë do të flitet për ndarjen e Kosovës.

“Në qoftë se kryeministria (Qeveria) nuk plotëson kushtin e Asociacionit, në qoftë se në Amerikë vjen në pushtet Trump, atëherë ne do të jemi në pozitë për ndarjen e Kosovës, sepse e ne e dimë çfarë Republikanët e kanë pasur si ide.” – deklaroi Kërstiq.

Lajme të ngjashme