Gazetari Radonjiq: Nuk dihet ku shkuan 8.8 miliardë eurot që Serbia i ndau për Kosovën
Gazetari i të përjavshmes serbe NIN, Millan Radonjiq, ka folur në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me investimet e Serbisë në Kosovë.
Siç ka thënë ai, në 11 vitet e fundit – nëse besohet presidenti serb Aleksandër Vuçiq – Serbia i ka investuar më shumë se tetë miliardë dollarë në Kosovë por shumica e projekteve janë të papërfunduara derisa nuk ka pasqyrë të qartë se si janë shpenzuar këto para.
Radonjiq ka thënë se Vuçiqi vitin e kaluar ka paraqitur informacion që Serbia investon 800 milionë euro në vit në Kosovë por se ministria përkatëse (e Financave) nuk iu është përgjigjur kërkesave të gazetarëve për të dhënë informacione zyrtare për këtë gjë.
“...është bërë e zakonshme që punët, tenderët dhe pagesat merren në bazë të marrëveshjeve verbale,” – tha gazetari.
Ai kishte hulumtuar edhe punët e kryera nga investimet serbe në Kosovë.
“Doli që pjesa dërrmuese nuk kishte përfunduar dhe disa nga impiantet më të vogla që ishin nisur kishin mbetur vetëm në themele... një nga bashkëbiseduesit tanë na tha që Serbia gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka arritur ta krijojë një fabrikë të vetme në territorin e Kosovës,” – vazhdoi ai, raporton N1.
Më tej, Radonjiq tregon se si njerëzit në veri të vendit kanë frikë ta thonë atë që e mendojnë.