Gazetari që e quajti Kurtin engjëll e mbron Rilindin e RTK-së, por ia huq mbiemrit
Gëzim Mekuli, i vetëquajtur gazetar, njihet për deklarata “bombastike” e lajkatuese kundrejt pushtetit aktual. Sjellim ndër mend që një herë Mekeli e kishte quajtur Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, “engjull” e “rilindas”.
Kësaj radhe Mekuli i ka dalë në mbrojtje Rilind Gërvallës, drejtorit të RTK-së, ndonëse nuk ia përmendi emrin, por vetëm mbiemrin. Megjithatë, Mekuli ia gaboi edhe mbiemrin, duke e bërë shumësin e mbiemrit Gërvalla si “Gërvallajt” në vend të “Gërvallët”.
“Çdo herë Gërvallajt kanë qenë pengesë për Serbinë.
Qëkur mbaj mënd Gërvallajt jan sulmuar (dhe janë vrarë) nga sistemi politik jugosllav.
Secilën herë Gërvallajt, qëkur di gjë për veten time, janë anatemuar nga armiqtë e kombit shqiptar.
Gërvallajt kanë qenë vazhdimisht të sulmuar nga propaganda e medias serbe, jugosllave dhe titiste” – ka shkruar ai.
Mekuli e kishte përkrahur edhe emërimin e Rilind Gërvallës në funksionin e drejtorit të televizionit në RTK.
“Pas 30 vjetëve RTK me një profesionist në gazetari e me një njohës të Rilindjes kombëtare! Rilindi sjell Rilindjen!”, kishte shkruar Mekuli në Facebook.